Ëmbëlsirë super e shijshme me arra

Përbërësit: 8 vezë, 8 lugë sheqer, 8 lugë vaj, 8 lugë miell, 2 pako pluhur për pjekje (peciva), 3 lugë kakao.

Për sherbetin: 200ml qumësht të ftohtë.

Për fillin: 900ml qumësht, 1 margarinë, 7 lugë nisheste, 150gr arra të bluara, 150gr kokos, 1 pako rrush të thatë, sheqer.

Për lyerje: 200ml hoplla, 2 çokollata kuzhine, arra të grimcuara.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 8 vezë, 8 lugë sheqer dhe i përziejmë me tel kuzhine apo mikser deri sa të bëhet një masë homogjene. Më pas tek masa shtojmë 8 lugë vaj, 8 lugë miell, 2 pluhur për pjekje (pecivë), 3 lugë kakao.

E përziejmë përsëri masën mirë dhe pasi të jetë gati e shtrojmë në tepsi 25cm me letër kuzhine duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta.

Pasi të piqet burumi i ëmbëlsirës dhe të ftohet, sipër ia hedhim 200ml qumësht të ftohtë. Pasi ta ketë pirë ëmbëlsira qumështin, sipër ia hedhim fillim të cilin e kemi përgatitur më parë. Në një enë shtojmë 900ml qumësht, 1 margarinë, 7 lugë niseshte dhe e përziejmë deri sa të vlon.

Niseshten e tretim së pari me qumësht të ftohtë më pas kur qumështi vlon ia hedhim niseshten, më pas shtojmë arra të bluara, kokos, rrush të thatë, pak sheqer dhe e përzejmë deri sa të bëhet një fill i trash më pas e shtrojmë sipër petës së ëmbëlsirës.

Në fund e dekorojmë me 200ml hoplla, 2 çokollata kuzhine të cilat i shkrijmë dhe i përziejmë me mikser së bashku me hopllan dhe arra të grimcuara. Ju bëftë mirë!