Ëmbëlsirë zebër

Përbërësit:

4 vezë, një gotë të ujit sheqer, një gotë të ujit vaj, një gotë qumësht, kakao, një pecivë,
një vanillë, gjysmë limoni, 3 gota miell.

Përgatitja:

Vezët dhe sheqerin i përziejmë mirë me mikser, pastaj ia shtojmë edhe përbërësit e tjerë përveq kakaos. Brumin e ndajmë në dy pjesë, njërën e lëmë të bardhë ndërsa tjetrës ia shtojmë katër lugë të gjellës kakao.

E lyejmë tepsinë (tepsinë enkas për kek) me pak vaj dhe e vëmë një pjesë me kakao, pastaj marrim edhe tjetrën dhe vazhdojmë kështu deri sa të mbarojë i tërë brumi. E fusim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180 gradë C. Ju bëftë mirë !

zebra

Na bëni Subscribe në Youtube