çokollatë

Është pa vezë! Torta me çokollatë që të lë pa fjalë

Një tortë e shijshme dhe e lëngshme me çokollatë, e cila është pa vezë dhe pa gjalpë. Rezultati është mahnitës.

Përbërësit për tortën:

  • 200gr miell
  • 50gr (5lgj) kakao
  • 5gr (1lç) pluhur për pjekje
  • 160gr sheqer
  • 80ml vaj
  • 260ml qumësht

Për lyerje:

  • 100gr çokollatë
  • 50ml qumësht

Përgatitja:

Në një enë hidhni miellin, pluhurin për pjekje dhe kakaon. Përzieni mirë së bashku me tel kuzhine. Më pas, shtoni sheqerin dhe përzieni përsëri mirë me tel kuzhine. Pas kësaj, shtoni qumështin dhe vajin, dhe përzieni mirë së bashku derisa të bëhet një qull i trashë.

Në tepsinë me kallëp të shtruar me letër kuzhine, hidheni brumin e përgatitur të tortës dhe piqeni në 180 gradë për 30 minuta. Pasi të piqet, përgatisim kremin për lyerje. Në një enë hidhni çokollatën dhe qumështin, dhe përzieni mirë së bashku derisa çokollata të shkrihet.

Pasi të jetë shkrirë, hidhjani tortës sipër dhe rrafshojeni mirë me lugë derisa të mbulohet e gjitha. Sipër mund t’i hidhni edhe copëza çokollate. Ju bëftë mirë! /Pergatit.com

Procedura përmes fotografive: