Farat magjike të lirit shërojnë këto sëmundje të rënda

Farat e lirit pengojnë sëmundjen e zemrës, diabetin, sulmin në tru, kancerin e gjirit, tumorin e prostatës, ulin kolesterinën e keqe.

Superhero i ri në ushqimin e shëndetshëm janë farat e lirit. Këto fara të vogla përmbajnë dhjetëra materie ushqyese: omega-3 dhe omega-6 të thartirës yndyrore, vitaminat B1, B2, hekur dhe zink. Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit. Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie, etj.

Krahas të gjitha këtyre dobive përdorimi i tepruar i vajit të farave të lirit është i dëmshëm. Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit.

Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3. Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit pasi që shtypin ndjenjën e urisë.

Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes. Përqindja e lartë e vitaminës B12 bënë që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese. Në saje të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.

Liri është bimë e paqëndrueshme ndaj nxehtësisë. Më e dobishme është nëse farat e lirit dhe vajin e tyre i konsumojmë të freskëta. Nëse doni ta ruani vajin këtë mund ta bënë në frigoriferë në temperaturën -7°C.

Vaji i ngrohur i lirit krijon materie që shkaktojnë sëmundjen e kancerit. Në këtë rast bima, e cila përdoret për mbrojtje nga kjo sëmundje mund të shkaktoj efekt të kundërt. Ekspertët janë të mendimit që në qoftë se farat e lirit nuk ruhen në mënyrë të duhur ato mund të krijojnë edhe kërpudha. Këto fara, kur konsumohen me kërpudha, ato mund të dëmtojnë edhe sistemin e imunitetit të organizmit.

Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese. Farat e bluara mund t’i ruani në një enët të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla.

Për të vërtetuar se a janë të freskëta farat e lirit ju mund të merrni pak pambuk të njomë i fusni në mes disa fara të lirit dhe prisni të bihen. Nëse farat bihen atëherë janë të freskëta dhe mund t’i konsumoni. Ato, mund t’i shtoni në sallatë e kos, ndërsa vajin mund ta përdorni për t’i skuqur perimet. /pergatit.com