Fëmijët që rriten me gjyshër janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë

Pasi një studim dëshmoi se gjyshërit që kalojnë më shumë kohë me nipërit dhe mbesat e tyre jetojnë më gjatë, një tjetër po thotë se edhe fëmijët kanë shumë përfitime nëse rriten me gjyshër. Fëmijët që janë gjithmonë pranë gjyshërve të tyre janë më të lumtur dhe kanë më pak gjasa të bien në depresion në të ardhmen.

Ne në pergatit.com u mahnitëm nga ky studim dhe vendosëm t’i shpërndajmë detajet e tij me ju. Gjyshërit kanë një lidhje të fuqishme me nipat dhe mbesat e tyre – dhe për të zbuluar më shumë rreth kësaj, hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit vendosën të shkojnë më thellë. Ata mblodhën të dhënat e 1,500 fëmijëve dhe i ekzaminuan ato. Pasi shikuan shumë statistika, u gjet se fëmijët që jetojnë me gjyshërit e tyre ose afër tyre, kanë më pak probleme emocionale dhe janë më të lumtur, transmeton pergatit.com.

U gjet se jeta me ta ndikon në një kualitet më të mirë të jetës dhe ka shumë më pak gjasa që fëmijët të bien në depresion në të ardhmen kur të rriten. Në fakt, një tjetër studim thotë se këto simptoma reduktohen edhe tek gjyshërit. Edhe nipat/mbesat por edhe gjyshërit kanë më pak gjasa të bien në depresion, kur jetojnë bashkë.

Por jo gjithçka që ky studim zbuloi kishte gjëra pozitive. I publikuar në The Gerontologist të Oksfordit, studimi shton se kjo lidhje mund të rrisë simptomat depresive tek të moshuarit të cilët kërkojnë kujdes dhe nuk mund të japin asgjë prapa. Është zbuluar gjithashtu se fëmijët kanë tendencë të largohen nga gjyshërit sapo të hyjnë në moshën e adoleshencës. Por se iu kthehen atyre gjatë moshës së rritur dhe fillojnë të ndjejnë mungesën e tyre.

Fatkeqësisht, gjyshërit nuk kanë të drejta ligjore ndaj nipërve dhe mbesave të tyre. Nëse prindërit vendosin t’i largojnë fëmijët nga ata, nuk kanë çfarë të bëjnë për këtë. Studimi i kryer kishte për qëllim të ndërgjegjësonte njerëzit se sa e rëndësishme është për fëmijët koha e kaluar me gjyshërit e tyre.

Nipërit dhe mbesat e bëjnë jetën e gjyshërve më të mirë dhe më aktive. Gjyshet kujdesen për ta, përderisa gjyshërit u japin këshilla dhe u tregojnë përralla të mira nga përvojat e tyre. Gjyshërit që kalojnë kohë me nipërit dhe mbesat e tyre kanë 37% më pak rrezik të vdesin herët, krahasuar me ata që nuk kujdesen për askënd. Lërini fëmijët të rriten me gjyshërit! /PERGATIT.COM