File pule të mbushura me spinaq

Përbërësit e nevojshëm për 6 persona:

6 copë file pule, gjysmë kile spinaq, një qepë, një karotë, pak djathë, dy vezë, kripë, miell, erëza (vegetë), sos (Gran Cucina), oriz i gjatë (Scotti).

Udhëzimet:

Së pari qërojmë qepën, e fërgojmë pak në vaj dhe më pas hedhim spinaqin e grirë, karotën e grirë, djathin e imtësuar dhe pak kripë. Përderisa fërgohet spinaqi me përbërësit e cekur, marrim një tepsi, e lyejmë me vaj.

Marrim filet e pulës, ua hapim nga një vrimë brenda me thikë, aq sa për të futur spinaq në to. Pasi të jetë fërguar spinaqi (20min max), e fusim në secilën filetë pule. Më pas filetat i vendosim në miell (duke i rrotulluar) radhazi, prej miellit në vezë dhe prej vezëve në tepsi (duke i spërkatur përmbi me vegetë dhe vaj). I fusim në furrë 200 gradë dhe i pjekim duke i rrotulluar herë-herë, në mënyrë që të piqen mirë dhe i kontrollojmë derisa të shihni se janë pjekur mirë.

Ndërkohë, përgatisim orizin me qese duke e futur në një tenxhere me ujë që vlon dhe duke e lënë për 30 minuta (dy qese për 6 persona). Pasi të jetë përgatitur dhe orizi, marrim sosin e vendosim në një tigan dhe e përgatisim me pak vaj e pak vegetë. Sosi zakonisht merr vetëm 2-3 minuta kohë për t’u përgatitur.

Nëse ju tepron spinaq nga përzierja në tigan, bashkojeni me orizin e zier (nëse jo, mos harroni t’i hidhni pak kripë orizit para se ta shërbeni). Pasi të jenë pjekur filetat e pulës, i nxjerrim nga furra dhe i shërbejmë me oriz anash, duke e hedhur sosin mbi oriz. Ju bëftë mirë!

Rezultati:file
file