Fli në furrë

Përbërësit: 2 litra ujë, 1kg miell, 2 lugë të gjellës kripë, 200gr gjalpë (margarinë), 500gr kos.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 2 litra ujë, më pas në enën me ujë shtojmë 1kg miell ngadalë dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine deri sa të formojmë një masë homogjene. Pastaj tek brumi shtojmë 2 lugë të gjellës kripë dhe përsëri e përziejmë mirë masën me tel kuzhine.

Pasi e kemi bërë brumin gati, e lëmë anash dhe marrim një enë tjetër kuzhine në të cilën shtojmë 200gr gjalpë (margarinë). Gjalpin e shkrijmë në temperaturë mesatare, më pas marrim 500gr kos dhe e shtojmë tek gjalpi, e përziejmë mirë me lugë gjalpin së bashku me kosin.

Pasi të gjithë këta përbërës të jenë gati, marrim një tepsi katrore (për furrë të shporetit të rrymës) e lyejmë me vaj dhe shtojmë fillimisht 4 rende nga brumi (petulla flije), ashtu si në video dhe e fusim në furrë për pjekje në 250 gradë C.

Pasi e kemi pjekur rendin e parë të petullave, e largojmë tepsinë nga furra dhe petullat i lyejmë sipër me gjalpin e përgatitur më herët me kos. Më pas shtojmë dhe një rend tjetër nga brumi e fusim në furrë për pjekje, e largojmë përsëri tepsinë nga furra dhe i lyejmë përsëri petullat sipër me gjalpë dhe kos.

Kështu vazhdojmë edhe me rendin tjetër të petullave, ashtu si në video deri sa ta përfundojmë flijen. Ju bëftë mirë!