Gjashtë ide për sallata të shijshme festive

Përbërësit për sallatën e parë: 8 kastravecë turshi, 100gr arra, 300gr ajkë e thartë, kripë, biber i zi, mëlmesa me hudhër, 4 kokrra arra për dekorim. Përbërësit për sallatën e dytë: Marule, 2 domate, 1 kastravec, 1 qepë e kuqe, kripë, majdanoz, limon, gjoks pule, ullinj, vaj ulliri. Përbërësit për sallatën e tretë: Oriz i zier, 3 kastravecë turshi, 8 deri 10 ullinj, 3 lugë ajkë e tharët (pavllak), 1 lugë e mesme majonezë.

Përbërësit për sallatën e katërt: 150gr mish pule i tymosur, 100gr kaçkavall, majdanoz, 4 kastravecë turshi, 50gr arra, 400gr gjizë, 1 lugë e vogël mëlmesa kërri, pak biber të zi. Përbërësit për sallatën e pestë: 3 lugë vaj ulliri, rigon, majdanoz, limon, biber i zi, mëlmesa me hudhër, marule, 1 kastravecë, 2 domate, një qepë të njomë, djathë. Përbërësit për sallatën e gjashtë: 4 kastravecë, 3 domate, qepë të njoma, fasule e kuqe (e konzervuar), vaj ulliri, limon, kripë.

Përgatitja e sallatave: Pra fillojmë me përgatitjen e sallatës së parë, marrim 8 kastravecë turshi dhe i grijmë në rende imët dhe pasi i kemi grirë ua largojmë ujin që lëshojnë. Më pas shtojmë 100gr arra të grimcuara, 300gr ajkë të tharët (pavllak), e përziejmë masën me lugë më pas shtojmë kripë, biber të zi, mëlmesa me hudhër i përziejmë dhe më pas e vendosim në pjatën ku do ta shërbejmë. Sipër për dekorim vendosim 4 kokrra arra.

Më pas për sallatën e dytë, marrim disa fleta marule dhe i grijmë me thikë duke i vendosur në enën ku do ta shërbejmë sallatën. Grijmë dy domate dhe i shtojmë sipër marules, grijmë një kastravecë dhe e shtojmë sipër marules dhe domateve, grijmë një qepë të kuqe, shtojmë kripë, majdanoz, limon, gjoks pule të grirë, ullinj dhe vaj ulliri.

Përgatisim sallatën e tretë, në një enë shtojmë oriz të zier më pas grijmë 3 kastravecë turshi, grijmë 8 deri 10 ullinj, 3 lugë ajkë (pavllak), 1 lugë të mesme majonezë e përziejmë masën dhe e vendosim në një enë me qese kuzhine që ti’a japim formë ashtu si në video dhe sipër e dekorojmë me një gjethe majdanoz.

Përgatisim sallatën e katërt, grijmë mishin e tymosur të pulës dhe e vendosim në një enë më pas grijmë 100gr kaçkavall dhe e shtojmë tek ena ku e kemi vendosur mishin. Grijmë pak majdanoz dhe e shtojmë tek ena, 4 kastravecë turshi të grirë, 50gr arra të grimcuara, 400gr gjizë, një lugë e vogël mëlmesa kërri, pak biber të zi dhe e përziejmë masën mirë me lugë duke formuar më pas topthi me duar ashtu si në video.

Fillojmë përgatisim sallatën e pestë, fillimisht në një tas shtojmë 3 lugë vaj ulliri, rigon, majdanoz, limon, biber të zi, mëlmesa me hudhër dhe i përziejmë të gjithë përbërësit me lugë. Më pas marrim marule dhe e grijmë, më pas e vendosim në pjatë ku do ta shërbejmë sallatën.

Grijmë një kastravecë dhe e shtojmë tel marula, më pas grijmë 2 domate, një qepë të njomë duke i shtuar tek ena më pas shtojmë djathë sipër dhe krejt në fund masën që e kemi përgatitur fillimisht me vaj ulliri rigon limon dhe përbërësit e tjerë.

Krejt në fund përgatisim sallatën e gjashtë, grijmë 4 kastravecë, 3 domate, qepë të njoma dhe i vendosim në një enë. Më pas tek perimet shtojmë fasule të kuqe të konservuara, vaj ulliri, limon, kripë dhe i përziejmë mirë me lugë të gjithë përbërësit. Këto sallata përgatiten lehtë dhe janë shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!