Gjellë shtëpije me kos dhe miell

Përbërësit: 2 lugë gjelle gjalpë (margarinë), 4 lugë miell, 2 thelpinj hudhër, 1 vezë, 6 lugë gjelle kos, 1 lugë gjelle veget, 1 lugë gjelle majdanoz të thatë, 1L e gjysmë ujë të nxehtë, plus 1 lugë gjelle gjalpë, gjysmë luge gjelle biber të kuqë, gjysmë luge gjelle majdanoz të thatë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere) dhe shtojmë 2 lugë gjelle gjalpë (margarinë), e vendosim enën në zjarr dhe e përziejmë gjalpin me lugë deri sa të shkrihet dhe të vlojë. Më pas tek gjalpi shtojmë 4 lugë gjelle miell, e përziejmë masën përsëri mirë me lugë deri sa mielli të bëhet një masë kremoze.

Më pas marrim 2 thelpinj hudhre dhe i grimcojmë, hudhrën e grimcuar e vendosim në një enë më pas tek hudhrat shtojmë dhe një vezë, 6 lugë gjelle kos, 1 lugë gjelle veget, 1 lugë gjelle majdanoz të thatë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine.

Më pas tek ena ku kemi shtuar gjalpin dhe miellin, shtojmë 1L e gjysmë ujë të nxehtë duke e përzier me lugë, pastaj masën tjetër ku kemi hedhur hudhrat e grimcuar vezët kosin dhe përbërësit e tjerë i shtojmë tek ena ku kemi vendosur gjalpin, miellin dhe ujin e nxehtë.

E përziejmë masën mirë me tel kuzhine dhe e lëmë që të vlojë në zjarr deri sa të bëhet një masë kremoze e trashë. Pastaj marrim një enë tjetër kuzhine (tigan), shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe e skuqim, shtojmë gjysmë luge gjelle biber të kuqë, e përziejmë masën përsëri me lugë dhe më pas shtojmë gjysmë luge gjelle majdanoz të thatë.

Këtë masë më pas e shtojmë tek ena me përbërësit e tjerë dhe e lëmë që të vlojë edhe për pak minuta, më pas e vendosim nëpër pjata dhe sipër shtojmë edhe pak nga masa e përgatitur me majdanoz dhe përbërësit e tjerë. Bëhet një gjellë shumë e shijshme dhe përgatitet shumë shpejtë duhet ta provoni. Ju bëftë mirë!