Gratë që kanë këtë grup gjaku mbesin shtatzënë më shpejtë

Mund t’ju ketë ndodhur të njihni njerëz, të cilët bien shumë shpejt nga pesha, ndërkohë që për ju, dobësimi është një betejë pothuajse e pamundur. Nga ana tjetër, disa njerëz vuajnë nga sëmundje kronike, ndërsa shumë të tjerë sëmuren shumë rrallë.

Duke ditur grupin tuaj të gjakut, ju e keni më të lehtë të kuptoni sesi trupi juaj reagon ndaj ushqimit, sëmundjeve, stresit e shumë faktoreve të tjerë.

Sipas disa studimeve, grupi juaj i gjakut mund të tregojë dhe mënyrën sesi trupi reagon ndaj sëmundjeve të caktuara. Kështu, njerëzit që kanë grupin e gjakut 0 janë më pak të riskuar, për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, por më të riskuar për t’u prekur nga ulcera në stomak.

Ndërsa personat që kanë grupin e gjakut A, janë më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet infektive. Nga ana tjetër, femrat me grupin e gjakut A janë më fertile (prodhuese).

Personat me grupin e gjakut AB dhe B janë më të riskuar për t’u prekur nga kanceri i pankreasit.

Sipas këtyre kërkimeve, gjithashtu mendohet se, në varësi të grupit të gjakut, njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj stresit. Kështu, personat me grupin e gjakut A kanë nivel më të lartë të hormonit të stresit (kortizol) në trupin e tyre.

Personat me grupin e gjakut 0 kanë një reagim të menjëhershëm ndaj stresit, ç’ka ndikon në rritjen e adrenalinës.

Personave me këtë grup gjaku u duhet një kohë më e gjatë, për të ulur adrenalinën në organizmin e tyre.