Gurabija me kokos dhe çokollatë

Përbërësit: 2 lugë të gjellës gjalpë (margarinë), 1 të verdhë të vezës, 100gr sheqer pluhur, 100gr kakao, 100gr nisheste, 250gr miell, 7gr pluhur për pjekje (pecivë), 1 të bardhë të vezës, 50gr sheqer pluhur, 200gr kokos, 1 pako sheqer vanilje, çokollatë të shkrirë.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 2 lugë të gjellës gjalpë, një të verdhë të vezës dhe i përziejmë mirë me anë të një luge. Më pas shtojmë 100gr sheqer pluhur, 100gr kakao, 100gr nisheste dhe i përziejmë mirë të gjitha së bashku me lugë.

Pastaj tek masa e përgatitur shtojmë 250gr miell ngadalë duke e përzier masën me lugë, më pas shtojmë edhe 7gr pluhur për pjekje më pas masën e përziejmë deri sa të bëhet një brumë i butë (nëse brumi ju ngjitet për duar, shtoni edhe pak nga mielli).

Më pas marrim një enë tjetër kuzhine, shtojmë të bardhën e vezës, 50gr sheqer pluhur, 200gr kokos, një pako sheqer vanilje dhe e përziejmë mirë masën me anë të një luge. Nga kjo masën formojmë toptha të vegjël dhe i lëmë anash në një pjatë.

Pastaj marrim nga brumi i përgatitur më parë për gurabija, e shtrijmë brumin me dorë para se të formojmë një topth dhe brenda brumi fusim një topth të përgatitur me kokos, më pas e mbulojmë me brumë duke formuar kështu një topth gurabije si në video.

Njësojë vazhdojmë edhe me gurabijet e tjera, gurabijet i vendosim në tepsi me letër kuzhine dhe më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C rreth 20 minuta. Në fund shkrijmë çokollatën dhe pasi gurabijet të piqen i fusim në çokollatë të shkrirë, sipër mund ti dekoroni me kokos sipas dëshirës. Ju bëfshin mirë!