Gurabija në formë pjeshke

Përbërësit për brumin: 4 vezë, 200gr sheqer, 200ml vaj, 100ml qumësht, 100gr nisheste, 1 pluhur për pjekje, 900-1000gr miell, lëng vishnje dhe lëng portokalli.

Për fillin: 5 lugë gjelle reçel kajsie, 2 lugë arra të bluara, 50ml qumësht, grimcat e gurabijave.

Përgatitja: Marrin një enë kuzhine dhe në të shtojmë 4 vezë dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine, më pas tek vezët shtojmë 200gr sheqer, 200ml vaj, 100ml qumësht duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine. Pastaj tek masa shtojmë 100gr nisheste, pluhurin për pjekje e bëjmë bashkë me miellin dhe e shtojmë tek masa pak nga pak duke e përzier me tel kuzhine.

Brumin e ngjeshim mirë me duar deri sa të fitojmë një brumë të butë, e vendosim më pas në një enë dhe e mbulojmë sipër me qese kuzhine duke e lënë të qëndrojë ashtu për pak minuta. Më pas marrim gjysmën e brumit e hedhim në tavolinë kuzhine dhe bëjmë forma rrumbullake asht siç e shikoni në video.

Gurabiat i vendosim në tepsi me letër kuzhine dhe më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë siç i piqni zakonisht. Pasi të piqen i marrim një nga një dhe ua largojmë pak nga brumi me anë të një luge ose thikë duke bërë një vrimë në mes. Tek troshat e gurabijave shtojmë reçelin e kajsisë, 2 lugë arra të bluara dhe e përziejmë mirë me lugë.

Me këtë masë i mbushim gurabijat mirë në mes duke i bërë më pas nga dy copa bashkë siç e shikoni në video. Në fund i zhysim në lëng vishnje dhe portokalli pastaj në sheqer. Ju bëfshin mirë!