Gurabija pa vezë që lënë mysafirët pa fjalë

Përbërësit: 100ml ujë i ngrohtë, 150ml vaj, 1 sheqer vanilje, 400gr miell, 10gr pluhur për pjekje (pecivë), reçel molle, sheqer pluhur.

Përgatitja: Marrim fillimisht një enë kuzhine dhe shtojmë 100ml ujë të ngrohtë, më pas shtojmë 150ml vaj, 1 sheqer vanilje dhe e përziejmë masën me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 400gr miell duke e situr në sitë, më pas shtojmë 10gr pluhur për pjekje (pecivë).

Më pas masën e përziejmë me tel kuzhine dhe e ngjeshim me duar deri sa është brumi i butë, pastaj bëjmë disa topthi të vegjël me brumë dhe i shtrijmë pak me duar. Në një anë të brumit bëjmë disa vija me thikë, ashtu siç e shikoni në video kurse në anën tjetër shtoni reçel molle duke e mbështjellë pastaj brumi në formë roleje.

Kështu me radhë vazhdojmë edhe me gurabijat e tjera, më pas gurabijat i vendosim në tepsi të lyer dhe i pjekim në temperaturë 220 gradë C për 10 minuta. Pasi të piqen gurabijat, i largojmë nga furra dhe ashtu sa janë ende të ngrohta i fusim në sheqer pluhur. Pra në një enë kuzhine shtojmë sheqer pluhur dhe një nga një i fusim gurabijat duke i rrotulluar nga të gjitha anët.

Pasi i kemi futur të gjitha gurabijat në sheqer pluhur, i vendosim në një pjatë i lëmë për pak minuta të qëndrojnë ashtu dhe më pas i shërbejmë. Këto gurabija përgatiten shumë shpejtë, nuk kërkojnë shumë përbërës dhe gjithashtu nuk marrim kohë në përgatitje. Ju bëfshin mirë!