Gurabija të mbushura

Përbërësit: 2 vezë, 1 gjalpë (margarinë), 2 lugë gjelle jogurt, 5 gota të ujit miell, 1 gotë të ujit sheqer, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Për mbushjen: 1 lugë gjelle marmelatë kumbulle ose mjaltë (sipasë dëshirës i mbushni me çfarëdo reçeli që ju pëlqen), 1 gotë rrush i thatë, 3 lugë sheqer, 2 lugë lajthia, 1 lugë gjelle kanellë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, më pas në të derdhim 5 gota të ujit miell ia shtojmë më pas gjalpin (margarinën), dy vezë, pluhurin për pjekje (pecivën), 2 lugë gjelle jogurt dhe e përziejmë mirë të gjithë masën derisa të bëhet një masë homogjene dhe e butë.

Më pas në një enë tjetër kuzhine e derdhim një gotë rrush të thatë, një lugë gjelle marmelatë (ose çfarëdo reçeli që keni dëshirë), dy lugë lajthia, një lugë gjelle kanellën, tre lugë sheqer dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit së bashku.

Pasi brumi dhe mbushja janë gati, marrim brumin e përgatitur më parë dhe formojmë gurabija të rrumbullakëta ngadalë me dorë (nëse ngjiten bëni duart pak me miell).

I shtrijmë pak gurabijat me dorë para se ti bëjmë në formë të rrumbullakët dhe në brendësi i vendosim mbushjen e përgatitur me marmelatë kumbulle, rrush të thatë, lajthia, sheqer dhe kanellë.

Gurabijat e formuara pasi ti mbushni i ktheni mbrapshtë që mos të ju del mbushja dhe i vendosni në furrë për pjekje në temperaturë 190 gradë celsius derisa të skuqen.

Pasi gurabijat të piqen i lëmë të ftohen për pak dhe sipër mund ti zbukuroni me sheqer pluhur, ose me copëza çokollate sipas shijes tuaj. Pasi ti dekoroni gurabijat janë gati për tu shërbyer. Ju bëfshin mirë!