Hallve me niseshte dhe arra

Përbërësit: 1 filxhanë sheqer të kafet, 1 filxhanë sheqer të bardhë, 1 lugë e çajit kanellë, 200gr niseshte, 3 gota ujë, ½ e filxhanit vaj, 1 filxhan arra të copëtuara.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 filxhanë sheqer të kafet, më pas shtojmë 1 filxhan sheqer të bardhë, një lugë të çajit kanellë, 200gr niseshte dhe i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku me tel kuzhine.

Më pas tek përbërësit shtojmë 3 gota ujë dhe e përziejmë masën me tel kuzhine. Më pas marrim një enë tjetër kuzhine (tenxhere), shtojmë ½ e filxhanit vaj më pas tek ena me vaj shtojmë masën e përgatitur më parë me sheqer të kafet, sheqer të bardhë, kanellë, niseshte dhe 3 gota ujë.

Pastaj masën e përziejmë në zjarr deri sa të bëhet një masën e trashë, pasi të trashet masa shtojmë në të 1 filxhan arra të copëtuara. E përziejmë edhe për pak masën pasi i kemi hedhur arrat, më pas marrim një tepsi për ëmbëlsira në formë katrore dhe e hedhim masën në të.

E shtrijmë mirë masën në tepsi me anë të një luge, më pas e lëmë të qëndrojë për disa minuta. Pasi të ketë qëndruar për disa minuta hallva e presim me thikë në copëza katrore, më pas sipër i hedhim edhe pak kanellë për dekorim dhe shije të mirë.

Të gjithë e konsumojmë hallvën në shtëpitë tona, jo vetëm se është një desert që përgatitet shpejtë por gjithashtu edhe është shumë  e shijshme dhe shumë nga ne e duam dhe e përgatisim mjaft shpesh. Një recetë të tillë ndoshta nuk e keni provuar më parë, duhet ta provoni se bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!