Ja arsyet përse duhet të ndaloni së përdoruri zbutësin e rrobave

Ka shumë njerëz që e përdorin zbutësin e rrobave, kjo për shkak të aromës që i ofron rrobave dhe i mban ato më të buta. Por, me gjasë jeni njoftuar vetëm për këto të mira.

Nuk është ashtu siç duket. Ai është i dëmshëm, për disa sërë arsyesh që do t’i ndiqni më poshtë.

Për shkak të përbërësve kimikë, a e keni lexuar ndonjëherë ambalazhimin e zbutësve? Nëse e lexoni me vëmendje, aty do të zbuloni se zbutësi nuk përmban substanca që i mbajnë rrobat të freskëta, apo të buta. Përkundrazi, rrobat tuaja do të mbushen plot me kimikate, që do ta dëmtojnë organizmin tuaj.

Më poshtë keni disa kimikate, që gjenden te zbutësi i rrobave:

Alpha-Terpineol

Ky kimikat i rrezikshëm mund të shkaktojë probleme shëndetësore si: marramendje, dhimbje koke, humbje të kujtesës madje edhe mpirje në fytyrë dhe dhimbje në qafë e shpinë.

Acetat benzil

Një kimikat toksik që ka qenë i lidhur me kancerin pankreatik. Gazi që çlirohet nga lëngu mund të shkaktojë acarim te sytë tuaj dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Alkool benzil

Mund të shkaktojë një numër të madh të problemeve shëndetësore, si: çrregullime të sistemit nervor qendror, dhimbje koke, vjellje, marramendje dhe rritje të lartë të presionit të gjakut.

Kloroformi

Kloroformi është një neurotoksinë i fuqishëm kancerogjen dhe mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore si: humbja e vetëdijes, të vjella, dhimbje koke dhe përgjumje. /pergatit.com