Ja receta si të bëni petulla donuts në shtëpi

Përbërësit për brumin: 2 vezë, 50gr sheqer (sipas dëshirës edhe pak më shumë), 1 lugë të çajit kripë, 50gr margarinë të shkrirë, 200ml qumësht të vakët, 550gr miell, maja (kfacas buke), dekorimi sipas dëshirës.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, hedhim miellin dhe në mes i qesim majen, ¾ e qumështit të vakët i përziejmë mirë dhe e lëmë për 10 minuta të qëndrojë.

Në një enë tjetër i shtojmë vezët, margarinën e shkrirë, sheqerin, kripën, dhe masën tjetër të qumështit. I përziejmë mirë dhe këtë masë e shtojmë tek miellin dhe përsëri i përziejmë mirë deri sa të bëhet një brum i butë.

Nëse e shohim qe brumi po na ngjitet për duar i shtojmë edhe pak miell, më pas e lëmë që të vij brumi për 30-45 minuta. Mandej e shtrijmë brumin në formë të petës dhe ua japim fromën me një gotë mesatare të ujit dhe në mes me një kapak më të vogël që të dal forma si në foto.

Pasi i bëjmë forma, i lëmë të qëndrojnë ashtu edhe për 20-30 minuta të tjerë. Më pas i fërgoni në një tigan me vaj dhe i vendosni në ndonjë pecetë kuzhine që tua thithë vajin.

Pasi të jenë gati mund ti dekoroni sipas dëshirës me sheqer pluhur, çokollatë apo me çfarëdo që keni dëshirë.

Ju bëfshin mirë!