Ju vonohet cikli menstrual? Kjo është arsyeja!

Kur ju vonohet cikli menstrual, gjëja e parë që ju shkon në mendje është: “Mos jam shtatzënë?”.

Por relaksohuni, një cikël i vonshëm menstrual nuk është gjithsesi një shenjë se mund të jeni shtatzënë.

Këto janë arsyet pse ju vonohet cikli menstrual:

Stresi

Stresi shkakton shumë probleme, si rënie të flokëve, pagjumësi, probleme me lëkurën dhe shtim të peshës. Por, ai mund të jetë problem edhe për periodat tuaja.

Kjo për shkak se pjesa e trurit e cila prodhon hormonet esenciale për riprodhim i përgjigjet keq stresit, duke shtyrë prodhimin e hormoneve. Kështu që periodat tuaja nuk do të rregullohen kurrë nëse nuk ia dilni ta menaxhoni stresin.

Mjekimi

Ka lloje të ndryshme të mjekimeve që i japin sinjal trupit tuaj për të ndalur menstruacionet. Cikli juaj mund të ndikohet nga antibiotikët, pilulat kontraceptive dhe antidepresantëve të cilët pengojnë nivelet e hormoneve.

Shumë ushtrime

Nëse jeni duke ushtruar shumë, atëherë kjo mund të jetë një tjetër arsye pse po ju vonohen ciklet. Mos ushtroni shumë, sidomos në mbrëmje.

Gjumi

E dimë se simptomat e një menopauze të hershme mund të shfaqen gjatë gjumit. Por zakonet tona të gjumit vetë mund të kenë një ndikim të keq në ciklet tona. Për shembull, nëse udhëtoni dhe ndryshoni zonat kohore shpesh, kjo mund të bëjë që ciklet tuaja të vonohen. /pergatit.com