Kaçika të fërguar

Përbërësit:
1 kg kaçika të pulës,
vegete,
Kripë,
piper i zi,
200 gr miell,
3 vezë,
Krip,
100 ml vaj.

Përgatitja:
Mishin e pules e ziejmë në ujë të bollshëm me vegeten, kripen dhe piperin e zi, të cilat i shtojmë sipas shijes. Mishin e ziejmë 40 minuta, e kullojmë dhe qesim me një anë.

Në një enë qesim miellin, kurse në tjetrën vezët e rrahura dhe të kriposura. Në një tigan të thellë qesim vaj për fërgim të mjaftueshem.

Ngrohim vajin në max. Kaçikat i kalojmë nëpër miell, pastaj nëpër vezët e tundura dhe më pas e fergojmë nga 4-5 minuta në të dyja anët apo derisa të marrin ngjyrë të kuqrremt.