Katrorë të shijshëm me kokos

Përbërësit:

2 vezë, 200 gr miell, 50 gr kakao, 10 gr pluhur për pjekje (1 qese të vogël), 200 ml qumësht, 100 ml vaj, 100 gr sheqer, 1 litër qumësht, 6 lugë sheqer, 7 lugë grizë, 200 gr kokos.

Përgatitja:

Së pari përgatisim mbushjen me kokosin në një enë e vendosim qumështin të vlojë, ndajm vetëm pak qumësht sa të tretim grizën dhe sheqerin. Në qumështin që vlon shtojmë përzierjen dhe e ziejmë derisa të trashet, pastaj e largojmë nga zjarri shtojmë kokosin dhe e përziejmë mirë.

Derisa mbushja të ftohet përgadisim përbërësit për petën i përziejmë të bardhat e vezës me sheqerin derisa të shkrihet sheqeri, pastaj shtojme të verdhat e vezës një nga një duke i përzierë. Më pas shtojmë vajin dhe qumështin duke i përzierë vazhdimisht. Shtojmë dhe miellin e përzierë me pluhurin për pjekje dhe kakaon dhe e përziejmë me tel dore.

Kallepin 25×35 e lyejm dhe qesim gjysmën e masës për pandispanjë, pjekim për 6-7 minuta dhe pastaj e nxjerrim nga furra i qesim mbushjen me kokosin, e rrafshojmë mirë dhe qesim gjysmën tjetër për pandispanjen. Kallepin e kthejm në furrë edhe për 25-30 minuta, ose derisa pjekja vërtetohet me rrëmojce.

Pas pjekjes e largojme kallepin nga furra, e kthejm përmbys pas disa minutave dhee lyejm me glazurë çokollate të shkrirë dhe më pas me kokos. Pas pjekjes e largojmë kallepin nga furra, e kthejm përmbys pas disa minutave dhe e lyejm me glazurë çokollate të shkrirë dhe më pas me kokos. Në fund e presim në katrorë sipas dëshirës.