Kështu mund ta hiqni barkun e fryrë

Sipas shumë njerëzve, fryrja e stomakut krijon ndjenjën e të qenit plot dhe zakonisht kjo fryrje i jep stomakut formën e një madhësie të topit.

Ky është një problem i cili zakonisht shfaqet kur hani ushqime të rënda, por ka shumë njerëz të cilët ndjehen të fryrë gjatë gjithë kohës.

Arsyet se pse keni një bark të fryrë janë këto:

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Shumë probleme shëndetësore fillojnë të shfaqen për shkak të mos hidratimit të mjaftueshëm. Kjo shkaktohet nga kafja dhe alkooli dhe nëse i pini shumë, ju duhet të konsumoni 8 gota ujë në ditë. Kur trupi juaj nuk ka ujë të mjaftueshëm, fillon t’i përdorë lëngjet që mund t’i gjejë, kështu fryrja mund të shfaqet si pasojë e çrregullimit të lëngjeve. Për këtë arsye ju duhet të filloni të pini shumë ujë.

Jeni shumë të stresuar

Disa studime thonë se fryrja mund të shkaktohet edhe për shkak të stresit të tepërt, pasi që kur sistemi është i stresuar truri parandalon sistemin tretës që të funksionojë siç duhet.

Hani shumë shpejtë

Kur përtypni ushqimin, trupi fillon ta përpunojë atë më ngadalë dhe nëse hani shumë shpejtë mund të shfaqet fryrja. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të hani kafshata të vogla.

Karbohidratet

Problemi i fryrjes mund të shfaqet edhe për shkak të ngrënies së shumë karbohidrateve, por ju mund ta zgjidhni lehtë këtë problem duke ngrënë ushqime me sasi të ulët të karbohidrateve. Gjithashtu, zëvendësojeni sheqerin dhe alkoolin me fruta dhe perime.