Këto ushqime mund t’i rrisni në shishe të plastikës

A keni menduar ndonjëherë se mund të mbillni bimë dhe lule në shishe të plastikës? Po, kjo në fakt është një ide e mrekullueshme për ata që jetojnë në shtëpi apo apartamente të vogla. Lexojeni këtë artikull që stafi i pergatit.com ka shkruar për ju dhe zbuloni si mund ta krijoni një bahçe të vogël në shtëpinë tuaj. Ndiqni udhëzimet tona të detajuara më poshtë dhe do të mahniteni nga rezultati final.

E gjitha çfarë ju duhet është shishe të plastikës, dy litërshe ose çfarëdo madhësie që të dëshironi dhe sa të dëshironi, gërshërë ose thikë (skalper) dhe sigurisht, dhe të zi. Merrini shishet (të mbyllura me kapak) dhe në trupin e shisheve bëjeni një prerje katrore në njërën anë, por duke lënë pak hapësirë nga kapaku dhe fundi i shishes që të mos shkapërderdhet dheu.

Përsëriteni këtë procedurë me të gjitha shishet dhe vendosini ato në radhë 3cm larg njëra-tjetrës. Vendosni mirë në dhe farat e çdo bime që dëshironi të mbillni dhe ujitni me nga një apo dy gota ujë. Sistemi i shisheve funksionon shumë mirë për këto bimë: dredhëza, fasule, marule, domate, rrepka, karota, bizele të gjelbra, perime të gjelbra, hudhër, panxhar, kastravec (tranguj) dhe speca.

Këshillë shtesë: Mund t’i lidhni shishet me tojë dhe t’i varni në mur, duke i lënë të qëndrojnë pezull dhe kështu duke fituar edhe më shumë hapësirë. Spërkatni bimët me ujë dhe sigurohuni që dheu të jetë gjithmonë i lagur. Kjo është me të vërtetë një ide e mahnitshme për ata që duan të rrisin bimë vetë në shtëpi por që nuk kanë hapësirë në oborr. Mos harroni ta shpërndani këtë artikull me të tjerët që t’i inspirojmë për këtë metodë interesante.