Kifle të buta

Përbërësit: 2 gota qumësht, 1 gotë vaj lule dielli, 2 të bardha vezësh, 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle maja e thatë, miell, kripë, djathë ose gjizë, 2 të verdhë veze.

Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë dy gota qumësht, një gotë vaj lule dielli, dy të bardha vezësh, një lugë gjelle sheqer, një lugë gjelle maja e thatë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine. Më pas shtojmë miell sipas nevojës, një lugë të vogël kripë.

Masën e përziejmë mirë derisa të fitojmë një brumë të trash dhe të butë, pasi brumi të jetë gati e vendosim në një enë tjetër, e ngjeshim dhe për pak minuta me duar më pas e mbulojmë me një qese kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë ashtu për 50 minuta.

Pasi brumi të ketë pushur mirë, e marrim dhe e ndajmë në 13 pjesë ashtu siç e shikoni në video. Formojmë kulaçe nga brumi dhe më pas e hollojmë me holluese secilën kulaçe me rend, derisa i hollojmë kulaçet i mbulojmë sipër me qese kuzhine.

Secilën petë që e hollojmë e mbushim me djathë ose gjizë, pasi të jenë gati i vendosim në tepsi me letër kuzhine i mbulojmë sipër dhe i lëmë të qëndrojnë ashtu edhe për 35-45 minuta të tjerë. I lyejmë kiflet sipër me të verdhën e vezës, më pas i fusim në furrë dhe i pjekim në temperaturë mesatare derisa të marrin ngjyrë të artë. Ju bëfshin mirë!

https://www.youtube.com/watch?v=oPTSPQdEllE