Kjo tortë Nutella me dy përbërës po habit internetin

Një tortë super e lehtë që ka vetëm dy përbërës dhe që merr vetëm 30 minuta kohë për ta bërë, po habit të gjithë në internet. Andrea Soranidis, që jeton në Gjermani, ka një blog për receta të quajtur ‘The Petite Cook’, ku shpërndau recetën e kësaj torte magjike.

“Kjo tortë përgatitet për 30 minuta dhe është tepër e mirë – dhe gjithashtu është pa gluten”, shkroi Andrea në recetën e tij. E gjitha çfarë ju duhet për këtë tortë janë 5 vezë dhe 250gr Nutella, transmeton pergatit.com.

Për ta nisur përgatitjen e tortës, ngroheni fillimisht furrën në 175 gradë C, në mënyrë që të jetë gati për t’u pjekur sapo të përfundoni me përzierjen e përbërësve. Më pas shtoni vezët në një enë dhe përzieni mirë me mikser, duke nisur nga një shpejtësi e ulët e rrotullimit të mikserit, deri tek ajo më e larta, për pesë minuta derisa vezët të janë rrahur mirë.

Përderisa jeni duke i përzier vezët, derdheni Nutellën në një enë të madhe të qëndrueshme ndaj nxehtësisë dhe futeni në mikrovalë për 30 sekonda. Derdheni një të tretën e vezëve në enën me Nutella dhe përzieni ngadalë derisa të kombinohen mirë.

Për ta përzier, përdorni një lugë dhe jo mikser. Më pas, përsëriteni procesin edhe me të tretën tjetër të vezëve dhe më pas edhe të tretën e fundit. Sapo ta keni përfunduar këtë proces, lyeni tepsinë me vaj dhe shtrojeni një letër kuzhine në të, në mënyrë që torta të mos ngjitet.

Më pas, derdheni përbërjen në të dhe piqeni për 20-25 minuta. Rezultati duhet të jetë një tortë e zezë, të cilën mund ta spërkatni me sheqer pluhur sipër. Kjo tortë është mjaft e mirë, sidomos të shërbehet natën e Vitit të Ri. /PERGATIT.COM