Krofne të shpejta, pa e lënë brumin të pushojë

Përbërësit: 1 vezë, 1 lugë gjelle sheqer, 1 sheqer vanilje, 120ml qumësht i vakët, 3 gota miell, 6gr pluhur për pjekje.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine shtojmë 1 vezë, 1 lugë gjelle sheqer, 1 sheqer vanilje dhe i rrahim me tel kuzhine ose me anë të një piruni. Më pas shtojmë 120ml qumësht të vakët, 3 gota miell, 6gr pluhur për pjekje.

Më pas e përziejmë masën mirë me anë të një luge, deri sa të formojmë një brumë të butë. E ngjeshim brumin mirë me duar, më pas e hollojmë me holluese deri sa të formojmë një petë më pas e presim me anë të një thike në vija të drejta ashtu si e shikoni në video duke formuar krofne në formë katrore.

Pasi e kemi bërë gati brumin e krofneve, marrin një tigan dhe hedhim vaj për fërgim. Më pas krofne i hedhim në tigan për fërgim duke i pjekur në temperaturë mesatare jo shumë të lartë që mos të nguten gjatë pjekjes, deri sa të marrim ngjyrë të artë gjatë pjekjes.

Vendosim krofne në tigan aq sa kemi hapësirë, që ti pjekim sa më shpejtë dhe më pas ti shijojmë. Pasi të piqen i largojmë nga vaji, i hedhim në letër kuzhine që t’ua largojmë vajin më pas i dekorojmë sipër me sheqer pluhur ose mjaltë sipas dëshirës.

Këto krofen të shijshme, përgatiten mjaft lehtë nuk keni nevojë fare që ta lini brumin të pushoj mund ti përgatisin menjëherë pasi brumi të jetë gati. Bëhen shumë të shijshme dhe mund ti përgatitni për çdo rast special.

Ju bëfshin mirë!