Krofne të shpejta për 10 minuta

Përbërësit: 1 vezë, 100ml qumësht, 2 lugë gjelle sheqer, 6 lugë gjelle miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 sheqer vanilje, vaj për fërgim, sheqer pluhur ose çokollatë për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 vezë, e tundim pak vezën me tel kuzhine më pas shtojmë 100ml qumësht (një gotë të çajit), duke e përzier masën me tel kuzhine shtojmë 2 lugë të gjellës sheqer dhe e përziejmë masën vazhdimisht deri sa të tretet mirë sheqeri.

Më pas duke e përzier masën ashtu vazhdimisht me tel kuzhine, shtojmë 6 lugë gjelle të plota miell, një pluhur për pjekje, një sheqer vanilje dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine deri sa të formojmë një brumë të butë dhe të lëngshëm jo të trash.

Pasi brumin për krofne e kemi bërë gati, e lëmë me një anë dhe në një enë tjetër kuzhine (tenxhere) shtojmë vajin për fërgim në temperaturë mesatare. Pasi vaji të nxehet dhe të jetë gati, e marrim brumin e krofneve dhe hedhim nga një lugë të gjellës nga brumi në vaj për fërgim.

Kështu me radhë shtojmë disa lugë gjelle nga brumi dhe i fërgojmë në vaj, duke i rrotulluar nga të gjitha anët që të mos na digjen. Krofnet i pjekim deri sa të fitojnë një ngjyrë të artë, pasi të piqen i vendosim në një pajtë me letër kuzhine që tua pijë vajin dhe më pas i dekorojmë sipër me sheqer pluhur dhe çokollatë të shkrirë.

Këto krofne jo vetëm që përgatiten shpejtë, por bëhen edhe shumë të shijshme duhet ti provoni patjetër.

Ju bëfshin mirë!