Kulaç në tigan

Përbërësit: 500gr miell, një vezë, dy lugë gjelle, vaj ulliri, kripë, një lugë të vogël sode buke dhe kos sa të marrë brumi.

Përgatitja: Hedhim përbërësit në një tas dhe në fund hedhim avash-avash kosin duke ngjeshur, brumi është gati kur nuk na ngelet më në duar. Vazhdojmë ngjeshim për disa minuta dhe pastaj e lëmë brumin 30 minuta të çlodhet dhe pastaj e presim në 6 topa ose sa të doni ju. E hapim mirë me dorë të bëhet si petë dhe i skuqim me vaj luledielli në zjarr të avasht.

Rezultati i recetës duhet të jetë diçka kështu: