Kulaçe të buta për raste speciale ose për punë

Përbërësit: 30gr maja buke, 2 lugë të mesme sheqer, 1 gotë qumësht i ngrohtë, 2 lugë gjelle miell, 1 filxhanë vaj ulliri, 2 lugë të mesme kripë, 1 gotë ujë i ngrohtë, 750gr miell të tjerë, 1 të verdhë të vezës dhe pak qumësht, susam.

Për mbushje: Marullë, kaçkavall, djathë i butë, sallamë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 30gr maja buke, 2 lugë të mesme sheqer, 1 gotë qumësht të ngrohtë, 2 lugë miell dhe e përziejmë masën mirë me lugë më pas e lëmë të pushojë për 5 minuta ashtu në enë.

Më pas marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 1 filxhanë vaj ulliri, 2 lugë të mesme kripë dhe i përziejmë për pak me lugë. Pastaj masën e përgatitur më parë që e kemi lënë të qëndrojmë për 5 minuta e shtojmë tek ena me vaj ulliri dhe kripë.

E përziejmë përsëri masën me lugë mirë, më pas tek masa shtojmë 1 gotë ujë të ngrohtë, 750gr miell dhe e përziejmë masën vazhdimisht duke ia hedhur miellin më pas e ngjeshim mirë me duar dhe e lëmë brumin të pushojë për 1 orë e gjysmë në ambient të ngrohtë duke e mbuluar me qese kuzhine sipër.

Pas 1 orë e gjysmë e marrim brumin, ia largojmë qesen e kuzhines dhe e largojmë nga enë më pas e hedhim në tavolinë të përmiellur. Brumin e ngjeshim me duar më pas e ndajmë në 19 kulaçe ashtu siç e shikoni në video, kulaçet i vendosim në tepsi të lyer duke i shtrirë pak me duar dhe i lëmë të pushojnë ashtu për 20-25 minuta.

Më pas marrim një të verdhë të vezë e përziejmë me pak qumësht, më pas i lyejmë kulaçet sipër një nga një që të bëhet më të buta dhe sipër u hedhim susam. Kulaçet i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 250 gradë C për 25-30 minuta.

Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe i lëmë të ftohen për pak, më pas marrim nga një kulaçe e ndajmë për gjysmë dhe brenda e mbushim me marullë, një fetë kaçkavalli, sallam, djathë dhe kështu vazhdojmë edhe me kulaçet e tjera.

Ju bëfshin mirë!