Kulaçi më i mirë deri më tani pa pjekje

Përbërësit: 3 puding vanilje, 100ml qumësht, 100gr sheqer, 1 litër qumësht të tjerë, 250gr biskota, 3 banane, krem karamele ose çokollatë të shkrirë për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë 3 puding vanilje, 100gr sheqer 100ml qumësht dhe i përziejmë me tel kuzhine deri sa të treten mirë. Më pas marrim një enë tjetër kuzhine (tenxhere), shtojmë 1 litër qumësht që të vlojë.

Pasi vlon qumështi shtojmë pudingët e tretur më parë dhe e përziejmë masën deri sa të trashet. Më pas marrim 250gr biskota i copëtojmë të gjitha ngadalë dhe i shtojmë tek pudingu me vanilje. I përziejmë mirë biskotat me pudingun vanilje, më pas marrim një enë kuzhine (tepsi për ëmbëlsira) dhe shtojmë gjysmën nga masa me puding vanilje dhe biskota.

E shtrijmë mirë masën në tepsi më pas marrim 3 banane, i presim për së gjati dhe i shtojmë sipër masës me puding vanilje dhe biskota. Pastaj sipër bananeve shtojmë edhe pjesën tjetër të mbetur nga pudingu me vanilje dhe biskota duke e shtrirë masën mirë me lugë, më pas e vendosim në frigorifer për 1 orë.

Pasi ta kemi larguar ëmbëlsirën nga frigoriferi, sipër e dekorojmë me biskota të bluara ashtu si në video dhe në fund sipas dëshirës me krem karamele ose çokollatë të shkrirë. Ju bëftë mirë!