Kurrë nuk e keni ditur se mund t’i gatuani pastat kështu – tepër shpejtë!

Shumica e recetave tradicionale për gatimin e pastave ju thonë që t’i përgatitni ato me shumë, ama shumë ujë – duke e vluar ujin mirë para se t’i shtoni pastat në të.

Por, duket se nuk keni nevojë ta bëni këtë më. Mund të kurseni shumë kohë, shumë ujë dhe shumë energji me ujë të ftohtë dhe vetëm një tigan. Vendosni pastat në tigan dhe hidhni ujë të ftohtë sipër.

Lëshojeni pllakën e shporetit dhe për shkak se pastat janë të ftohta, nuk do të ngjiten në fillim të gatimit. Kur të përfundojë gatimi, ju do të keni pasta të gatuara në mënyrë të përsosur dhe lëngun e tyre të trashë mund ta përdorni për të bërë të gjitha llojet e soseve.

Mund t’ju duket e thjeshtë, por kjo këshillë e kuzhinierit italian e publikuar në YouTube tashmë është shikuar më shumë se 12 milionë herë. Madje, shumë njerëz kanë komentuar duke e falënderuar për këtë recetë të pastave, e cila kursen kohë, energji dhe ujë.

Shikojeni videon e tij më poshtë dhe më pas shpërndajeni këtë artikull me të tjerët që edhe ata ta mësojnë këtë mënyrë të lehtë të përgatitjes. Ju bëfshin mirë!