Largojeni mykun nga muret e shtëpis me vetëm një përbërës

Myku është një shqetësim i madh për shumicën e familjeve. Ai fillon të bëhet një problem në kohën kur jashtë është ftohtë e brenda nxehtë. Dhe nëse nuk i hapim shpesh dritaret e shtëpisë gjatë kësaj kohe, myku do të fillojë të shfaqet.

Para se të mësoni metodat e largimit të tij nga shtëpia juaj, ju duhet ta dini se si ta parandaloni atë që të mos formohet në shtëpitë tuaja. Para së gjithash, ju këshillohet të hapni menjëherë dritaret e banjës pas dushit dhe ta mbani atë sa më të pastër. Po kështu, edhe shtëpinë duhet ta ajrosni shumë shpesh. Por, në rastin kur parandalimi nuk mjafton, ekziston një mënyrë natyrale për ta eliminuar mykun!

Përbërësit që na nevojiten janë Sodë bikarbone dhe Ujë:  Një ilaç natyral vërtetë efikas për ta eliminuar mykun në shtëpi është soda e bukës. Mjafton të përzieni ujin me sodë buke në një enë me ujë të nxehtë shtoni sodën e bukës dhe me të spërkasni sipërfaqet me myk duke e pastruar kështu me anë të një sfungjeri siç e shikoni në video.

Nëse dëshironi ta pastroni deri në thellësi, atëherë përgatisni një përzierje me uthull dhe sodë buke. Hidheni atë në një furçë të vjetër dhe filloni të fshini pjesët e mykut në muret e shtëpisë suaj.