Lazanjë me spinaq

Përbërësit:

700gr spinaq, ½ litër ujë, ½ lugë kripë, 3 lugë gjalpë, 50gr miell, 250ml qumësht
piper, 250gr kaçkavall, 2 lugë ajkë, salcë domatesh, 250gr petë lazanje, kripë.

Udhëzimet:

Spinaqi i larë fletë për fletë e i grirë hidhet në ujë të valë të njelmët dhe pasi të vlojë 2 minuta, kullohet ndërsa uji lihet anash. Në gjalpë fërgohet mielli duke e përzierë vazhdimisht.

Pasi të fillojë të marrë ngjyrë hidhen gradualisht qumështi dhe uji i spinaqit duke e përzierë vazhdimisht gjersa të fillojë të trashet. Mund ti shtohen 2-3 lugë ajkë. Kriposet sipas shijes dhe shtohet piperi. Petët e lazanjës zihen për 8 minuta në ujë të kriposur dhe me vaj.

Në tepsi shtrojmë një rend me petë, mbi vendoset spinaqi, salca dhe kaçkavalli. Përsërisim derisa të përfundojmë të gjitha petët. I pjekim në temperaturë 200 gradë C për 30 minuta. Ju bëfshin mirë!