Makarona me mish pule

Përbërësit: 500gr mish i bardhë pule, 300gr makarona, 1 litër supë nga uji që zien mishi, 1 lugë veget, 1 lugë e vogël kripë, 100ml vaj, 2 lugë miell, 150ml qumësht, 100gr djathë kaçkavall ose ndonjë djathë tjetër i fortë.

Përgatitja: Së pari marrim një enë kuzhine (tenxhere) dhe në të ziejmë mishin e pules me 2 litra ujë. Më pas ia shtojmë vegetën dhe e ziejmë për 30 minuta (Nëse deshironi që mishi të zihet më shpjetë ndajeni në copëza të vogla).

Në ndërkohë marrim edhe makaronat i shtojmë në një enë kuzhine për zierje dhe i ziejmë sipas udhezimeve në paketim.

Pasi të zihen i kullojmë ngadalë që mos tu mbetet uji. Më pas në një tigan ngrohim vajin, shtojmë miellin dhe e fërgojmë derisa mielli të merr ngjyrë të artë ngadalë në temperaturë të ulët që mos të na digjet.

Më pas në një enë tjetër shtojmë qumështin, shtojmë kripë sipas nevojës dhe shtojmë 1 litër nga uji në të cilin është zier mishi i pules.

E përziejmë për pak, pastaj e largojmë enën nga zjarri dhe i shtojmë kaçkavallin e grirë në rende dhe miellin e fërguar në tigan më parë. Me këtë përbërje formojmë një salcë për makarona.

Pasi mishi i pulës të zihet e grijmë në copëza të vogla. Në një enë të qelqit zjarrërezistuese, vendosim makaronat e ziera dhe të kulluara, i shtrojmë mirë me lugë.

Më pas sipër ua shtojmë mishin e coptuar dhe në fund i mbulojmë me salcën e përgatitur më parë, i përziejmë mirë me lugë dhe i pjekim në furrën e parangrohur në 220 gradë C derisa të merr ngjyrë të kuqrremt. Kanë një shije fantastike. Ju bëfshin mirë!