Mini ëmbëlsira me krem dhe dredhëza

Përbërësit për brumin: 2 got të ujit miell, 4 lugë të gjellës sheqer pluhur, 125gr gjalpë (margarinë), 1 ve, 1/2 pecivë.

Për fillin: 3 gota të ujit qumësht, 1 e verdha e vezës, 4 lugë të gjellës sheqer, 1 lugë nisheste të misrit, 1 lugë të mesme gjalpë (margarinë), 100gr krem djathi (mund ta përdorni philadelphia ose mascarpone).

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine shtojmë miellin, gjalpën, pecivën, vezën dhe sheqer pluhurin. I përziejmë mirë me dorë, më pas brumin e lëmë në frigorifer për 30 minuta. Pas 30 minutave e marrim brumin dhe e ndajmë në 15 copa (kuleqë) dhe i shtrojmë në kallëpa.

Pasi ti vendosim në kallëpa brumin e shpojmë me pirun ( që mos të fryhet burimi shumë në furrë) ashtu si në foto. Më pas i pjekim në 180 gradë C për 25 minuta.


Më pas përgatisim fillin, marrim një tenxhere dhe shtojmë qumështin, nishesten, të verdhën e vezës dhe sheqerin. I ziejmë (deri sa të vlojnë), pasi vlojnë e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë krem djathin dhe gjalpën (margarinën).

Pasi filli të jetë gati e shtojmë tek secila ëmbëlsirë që tashmë janë pjekur, në fund e dekorojmë me shllagë ( çfarëdo që keni dëshirë) dhe dredhëza të prepa në feta të holla. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Gonul. Ju bëfshin mirë!