Mini ëmbëlsira me qumësht

Përbërësit: 500ml qumësht, 50gr sheqer (një gotë të çajit), 2 lugë gjelle nisheste, 2 lugë gjelle kakao, 3 vezë, 100gr sheqer të tjerë, 100gr miell, 12gr pluhur për pjekje (pecivë).

Për dekorim: qumësht dhe kokos.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine (tenxhere), shtojmë 500ml qumësht, 50gr sheqer (një gotë të çajit), 2 lugë gjelle nisheste, 2 lugë gjelle miell dhe e përziejmë masën në temperaturë mesatare deri sa të formojmë një krem të trashë.

Pasi të zihet masa dhe të bëhet një krem i trashë e lëmë me një anë, më pas marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, 100gr sheqer dhe e përziejmë masën me mikser për pak minuta deri sa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj tek masa shtojmë 100gr miell, 12gr pluhur për pjekje dhe e përziejmë edhe për pak me mikser.

Më pas masën e shtojmë në tepsi me letër kuzhine, duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë më pas e fusim në furrë për pjekje në 180 gradë për 20 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e mbështjellim me letër kuzhine në formë roloje ashtu siç e shikoni në video dhe e lëmë ashtu për 20 minuta.

Pas 20 minutave e marrim petën dhe e presim në 2 pjesë të barabarta duke ia larguar më pas letrën e kuzhinës. E vendosim njërën pjesë të petës në qese kuzhine dhe e lyejmë sipër me kremin e përgatitur më parë, më pas e mbështjellim përsëri me qese kuzhine në formë roloje.

Njësojë  veprojmë edhe me petën e dytë, dhe i lëmë ashtu për 2 orë në frigorifer. Më pas i largojmë nga frigorifer dhe nga qesja e kuzhinës, i presim në copëza me anë të një thike dhe secilën pjesën e lagim në qumësht më pas e zhysim në kokos për dekorim ashtu siç e shikoi në video. Ju bëftë mirë!