Monte tortë me shije fantastike

Përbërësit: 1 litër qumësht, 2 pudingë vanilje, 2 lugë të gjellës miell, 8 lugë sheqer, 100gr çokollatë të bardhë, 125gr gjalpë (margarinë), 200gr biskota katrore, 150ml hoplla, 200gr çokollatë të zezë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere) dhe shtojmë në të 1 litër qumësht, më pas tek qumështi shtojmë 2 qese pudingë vanilje, 2 lugë të gjellës miell, 8 lugë sheqer, më pas e vendosim enën në zjarr duke e përzier qumështin me përbërësit e tjerë që të treten mirë.

Më pas tek masa shtojmë 100gr çokollatë të bardhë dhe më pas e ziejmë masën për 1 minutë duke e përzier vazhdimisht me lugë që të mos ngjis dhe të mos bëhet kremi duqe. Pasi kremi të jetë gati, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë me një anë që të ftohet.

Pasi kremi të jetë ftohur mjaftueshëm, në të shtojmë 125gr gjalpë (margarinë) dhe e përziejmë masën mirë me mikser deri sa të tretet gjalpi mirë dhe të bëhet një masë kremoze. Më pas marrim një tepsi katrore për ëmbëlsira me madhësi 25cm, marrim pastaj 200gr biskota katrore dhe i lagim në qumësht fillimisht më pas e shtrojmë një rend biskota në tepsi ashtu siç e shikoni në video.

Sipër biskotave hedhim gjysmën e kremit që kemi përgatitur më parë, duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë biskotat. Më pas sipër kremit shtojmë dhe një rend biskota duke i lagur ashtu në qumësht, më pas sipër biskotave shtojmë edhe gjysmë tjetër të kremit duke e rrafshuar mirë me lugë.

Në fund marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 150ml hoplla, 200gr çokollatë të zezë dhe e shkrijmë ngadalë në temperaturë mesatare. Çokollatën e shkrirë ia hedhim ëmbëlsirës sipër, më pas e fusim në frigorifer që të ftohet për 1 orë dhe pasi të ketë qëndruar 1 orë e largojmë nga frigoriferi më pas e shërbejmë. Ju bëftë mirë!