Muffins të njelmët

Përbërësit: 2 vezë, një gotë kos, gjysmë gote vaj, një pecivë, pak kripë, një copë djathë të grimcuar, dy gota miell.

Përgatitja: Fillimisht i rrahim vezët dhe ua shtojmë të gjithë përbërësit, i përziejmë mirë derisa të fitohet masë e hollë e brumit që të mos mbetet shumë e trash. Marrim tavën (tepsinë) për muffinsa dhe i mbushim vrimat me masën e përgatitur paraprakisht.

Më pas ndezim furrën që të ngrohet në 180 gradë C për 15 miunta dhe i fusim muffinsat për pjekje. I vëzhgojmë vazhdimisht pasi që piqen shpejtë dhe i testojmë me rrëmojcë nëse janë pjekur mjaftueshëm, më pas i largojmë nga furra dhe i lëmë që të ftohen për pak minuta.

Sipër mund t’iu hidhni susam dhe gjithashtu mund ti shërbeni me çaj pasi bëhen shumë të shijshëm. Ju bëfshinë mirë ! /përgatit.com