Nëse ju dhemb koka mbrapa, e keni këtë problem

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes. Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.

Simptomat e dhimbjes mbrapa koke

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm. Këto simptoma janë: mpirje e qafës, dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës, mpirje të kokës, dhimbje e fortë e syrit, dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës, pamundësi në lëvizjen e qafës.

Shkaqet e dhimbjes mbrapa koke: Tensioni, kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme. Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.

Lëndimet e Qafës: Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme. Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë. Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.

Si të përballeni me dhimbjen mbrapa koke? Ndryshoni mënyrën e qëndrimit, nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë. Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.

Aktiviteti Fizik: Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin. Kompresat E Ngrohta: Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.