Omlet

Omlet me spinaq dhe djathë, mëngjes përplot proteina

Një dozë proteinash për një fillim energjik të ditës. Omlet me spinaq dhe djathë është receta e mëngjesit që ju duhet sot.

Përbërësit për Omlet:

  • 2 vezë,
  • 50 gr djathë sipas dëshirës tuaj (trappist, gouda, mozzarella),
  • 1 grusht spinaq të freskët,
  • kripë dhe piper sipas shijes,
  • vaj ulliri ose gjalpë,
  • 2 feta bukë sipas dëshirës tuaj.

Përgatitja:

Grini djathin në rende ose e prisni në copa të vogla. Thyejmë vezët në një enë dhe i rrahim me pirun, më pas shtojmë djathin e grirë në rende ose të prerë në copa të vogla. Shtoni spinaqin, kripën dhe piperin sipas shijes. Përziejini gjithçka mirë me pirun ose rrihni derisa të përftoni një masë homogjene.

Ngroheni tiganin në zjarr mesatar dhe shtoni pak vaj ulliri ose gjalpë. Kur vaji ose gjalpi të jetë shkrirë, në tigan derdhni përzierjen e vezëve, djathit dhe spinaqit.

E pjekim për disa minuta derisa pjesa e poshtme të marrë ngjyrë kafe të artë dhe vezët të jenë bërë të ngurta. Duke përdorur një shpatull ose pirun, ngrini me kujdes skajet e omëletës për të kontrolluar nëse pjesa e poshtme është skuqur dhe më pas kthejeni në anën tjetër.

Vazhdoni ta piqni derisa ana tjetër të marrë ngjyrë kafe të artë, por mos e piqni për një minutë më shumë se kaq, që të mos e “vrisni” spinaqin dhe të merrni proteina të djegura në vend të një mëngjesi të shijshëm.