Palpeta të mbushura në tavë

Përbërësit: 600gr mish viqi i bluar, 3 kokrra qepë, një specë i kuq, perime të ndryshme (përveq patates), 500ml salcë domatesh, kaçkavall i grimsuar, kripë.

Përgatitja: Përgatitjen e palpetave (pallaqinkave) e bëni si zakonisht si i përgatitni në shtëpit tuaja. Më pas përgatisim 600gr mish viqi të bluar në një tigan me pak yndyrë dhe 3 kokrra qepë të grimcuar, një specë të kuqë dhe pak kripë.

Pastaj i hedhim perime të ndryshme përveç patates, pasi i kemi fërguar për 15 minuta në temperatruë të ulët i shtojmë 500ml salcë domatesh dhe melmesa sipas dëshirës.

Më pas palpetat e përgatitura më parë (pallaqinkat) i mbushim me masën e përgatitur në formë roleje dhe i rendisim në tavë një nga një si në foto.

Pasi të jenë gati sipër i hidhet masa e mbetur e mishit, dhe i fusim në furrë për pjekje në 250 gradë C për 15 minuta. Më pas u hidhet kaçkavall i grimcuar dhe lihen në furrë të ngrohtë edhe për 10 minuta të tjerë. Receta u morë nga maniakë të kuzhinës. Ju bëfshin mirë!