pandispanje

Pandispanje e butë me sheqer pluhur

Përbërësit:

  • 6 vezë
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 100gram gjalpë
  • 100ml qumësht
  • 5 lugë gjelle miell
  • 1 sheqer vanilje
  • sheqer pluhur për dekorim

Përgatitja:

Fillimisht shkrihet gjalpi me qumësht dhe sheqer vanilje, pasi të shkrihet e lëmë anash të ftohet pak dhe më pas e shtojmë te mielli të cilin e kemi hedhur më parë në një enë kuzhine dhe e përzijemë mirë me tel ose lugë. Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat, të verdhat e vezës i hedhim tek masa që e kemi përzierë më pare me gjalpë, qumësht, miell i përziejmë mirë dhe e lëmë këtë masë në një anë.

Ndërkohë marrim tundim të bardhat e vezëve me 5 lugë gjelle sheqer për 8 minuta, ia shtojmë kësaj mase pjesën tjetër që e përgatitem më parë dhe i përzjemë mirë të gjitha së bashku. Më pas e hedhim brumin në tepsi me letër kuzhine, tepsin nga jasht e mbështjellim me folie alumini ku e vendosim në një tepsi tjetër dhe në të shtojmë ujë të vluar.

Dimensionet e tepsis duhet të jenë 20cm gjerësi me 25cm gjatësi, pandispanjen e pjekim në furrën e parangrohur në 150 gradë C për 25 minuta më pas e ulim temperturën në 100 gradë C dhe e pjekim edhe për 20 minuta të tjerë. Telin e furrës duhet ta vendosni në fund, sipër pandispanjen e dekorojmë me sheqer pluhur. Receta u përgatit nga zonja Benglise.

Ju bëftë mirë!

Receta e ilustruar me foto: