Pandispanje me arra të bluara

Përbërësit: 6 vezë komplet, 3 gota të ujit sheqer, 1 gotë lëng portokalli, 2 gota e gjysëm miell (gota e ujit), 1 gotë e gjysëm niseshte (gota e ujit), 175gr butter (margarine), 1 gotë të ujit arra të bluara, 2 peciva, 2 sheqer vanile, 2 gota të ujit kos.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe hedhim vezët, 3 gota sheqer dhe i përziejmë për 10 minuta derisa masa të bëhet e bardhë, pastaj shtojmë tek masa 1 gotë lëng portokalli, 2 gota e gjysmë miell (gota e ujit) duke i përzier mirë me tel kuzhine më pas shtojmë 1 gotë e gjysmë niseshte, 175gr margarinë, 1 gotë të ujit arra të bluara dhe krejt në fund 2 peciva, 2 sheqer vanile dhe 2 gota të ujit kos.

Të gjithë përbërësit që i kemi shtuar i përziejmë mirë së bashku me tel kuzhine deri sa të fitojmë një masë homogjene. Pasi masa të jetë gati e qesim në tepsi të lyer me margarinë, e pjekim në temperturë 180 gradë C dhe e shikojmë vazhdimisht me rrëmojse (shkop ose thikë) se a është pjekur mjaftueshëm që të mos na digjet. Nëse burimi kapet ende për rrëmojse e lëmë të pjeket edhe pak nëse jo e largojmë nga furra.

Këtë pandispanje e përdorim për çdo lloj të ëmbëlsirave, bëhet shumë e butë e shijshme dhe mund ta ndani në dy pjesë, përgatitet shpejtë dhe nuk ju merr kohë aspak. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Neri. Ju bëftë mirë!