Patate e pjekur në mënyrë të përsosur

Përbërësit:

Aq patate sa dëshironi, vaj ulliri, kripë, piper të zi, gjalpë, parmesan.

Përgatitja:

Parangrohim furrën në 180 gradë Celsius. Shpojmë patatet me pirun dhe i vajosim me vaj ulliri, i kriposim me kripë dhe i spërkasim me piper të zi.

I vendosim patatet direkt në furrë dhe i lëmë të pjeken derisa të zbuten, rreth 60-75 minuta. I presim patatet në mes duke i hapur dhe pastaj i mbushim me gjalpë, parmesan dhe çka do që dëshirojmë. Ju bëftë mirë! /pergatit.com