Patate harmonikë

Përbërësit:
5 patate të një madhësie të mesme
margarinë, kripë, proshutë të prerë imët
kaçkavall, hudhër sipas shijes

Përgatitja:
Patatet lahen mirë, fshihen dhe me thikë të sprehur mirë, priten në rrathë të hollë, por thika nuk duhet të dëpërtojë gjer në fund të patates. Që fundi i patates të mbetet i tërë, para patates vendoset bishti i lugës së drunjtë, pastaj priten ato. Bishti nuk lejon që patatja të pritet gjer në fund. Patatet vendosen në enë dhe futen në furrë të nxehur mirë për t’u pjekur. Patatet e pjekura largohen nga furra, mbi to hidhet yndyrë, kripë, proshutë, kaçkavall në rende dhe sipas dëshirës hudhër e shtypur. Furra çkyqet dhe patatet futen në furrë të nxehtë edhe 10 min.