Petë me proshutë dhe djathë

Përbërësit për brumin:

500ml qumësht, 250gr miell, 50gr gjalpë, 3 kokrra vezë, pak kripë.

Përgatitja:

Në një enë, hedhim miellin dhe pak kripë. I trazojmë me qumësht ngadalë duke i përzierë që të mos krijohen kokrra. Mund të përdorim edhe rrahësin elektrik.

Shtojmë edhe vezët e rrahura me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim masën dhe më pas shkrijmë gjalpin në mikrovalë dhe e bashkojmë te masa e përgatitur (gjalpi të mos jetë i nxehtë).

I përziejmë mirë derisa të arrijmë një masë të lëngshme homogjene dhe nga kjo masë bëjmë petë njëjtë si të pallaqinkave.

Për mbushje të petëve:

Djathë, proshutë të tymosur, kaçkavall.

Këshillë shtesë: E shtroni një petë, mbi të hidhni djathë dhe mbi djathë proshutë të tymosur. Në tjetrën petë kaçkavall të grirë e kështu e përsërisni derisa ta shpenzoni brumin. Ju bëftë mirë! /pergatit.com

Për më shumë shikojini fotot më poshtë:13823510_10209999423692727_1481548694_n13819494_10209999423652726_228830054_n13649411_10209999423212715_1408560838_n13650357_10209999423012710_2091510727_n