Petulla të buta pambuk

Përbërësit: 200ml ujë, 1 lugë të mesme maja buke, 1 lugë të mesme kripë, 2 vezë, 350gr miell, 1 gotë të çajit vaj.

Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 200ml ujë, një lugë të mesme maja buke, një lugë të mesme kripë dhe e përziejmë masën për pak me tel kuzhine.  Më pas tek masa shtojmë 2 vezë, e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine pastaj shtojmë gradualisht 350gr miell duke e përzierë masën me tel kuzhine ashtu siç e shikon në video dhe më pas e mbulojmë brumin sipër me letër kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë asht për 30 minuta.

Pasi të ketë pushuar brumi për 30 minuta e marrim një tigan, e vendosim në zjarr dhe në të shtojmë 1 gotë të çajit vaj për fërgim të petullave. Pasi vaji të nxehte shtojmë nga një lugë gjelle nga brumi i petullave në vaj ashtu siç e shikoni në video dhe i fërgojmë derisa të marrim ngjyrë të artë. Kështu vazhdojmë me të gjithë brumin e petullave dhe pasi të piqen i vendosim në letër kuzhine që tu largohet yndyra. Përgatiten shumë shpejt, bëhen shumë të buta dhe të shijshme. Ju bëfshin mirë!