Petulla për mëngjes

Përbërësit: 250 gr miell, ½ pluhur paste, pecive, pak kripë, një lugë sheqer, 2 vezë, një sheqer vanilje dhe 300 ml jogurt. Për fërgim: Vaj dhe sheqer pluhur për pluhurosje

Udhëzimet: Merren jogurti dhe vezët përzihen dhe pastaj shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe kripe dhe sheqer + sheqer vanilje dhe përzihet derisa te behet një mase homogjene. Kur brumi te jete gati, nxehet vaji ne tigan dhe nga kjo mase me një luge gjelle nxirret masa dhe vendoset ne vaj te nxehte dhe fërgohen mire ne te dyja anët pastaj renditen ne letër kuzhine qe te mpihet yndyra e tepërt.

Duhet pasur kujdes qe temperatura te mos jete shume e madhe sepse petullat skuqen shpejt dhe nuk piqen mjaftueshëm brenda. Pastaj i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i sherbejme te nxehta. Ju bëftë mirë!