Petulla vikendi me qumësht

Përbërësit: 2 gota qumësht, 2 lugë gjalpë, 5 lugë gjelle sheqer, 2 lugë çaji maja, 2 vezë, miell derisa të bëhet brumi si për byrek.

Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit dhe pasi ta bëni brumin, e lini të pushojë për 30 min. Pastaj e hapni brumin në një petë afro 5mm të trashë dhe e ndani në forma rrumbullake me një gotë. Format e petullave i vendosni në një mbulesë dhe i lini të qëndrojnë edhe për 30 min të tjera. Pastaj i piqni në vaj të bollshëm me zjarr të ngadaltë.

Ju bëfshin mirë!