Picë për 15 minuta – nuk e gjeni as në piceri!

Racion i shpejtë, i shijshëm, krokant dhe i mrekullueshëm.

Përbërësit: 20gr tharmë, 250-300gr miell, kripë, 50ml vaj, 1 presh, 100gr djathë të fortë, 100gr kaçkavall, pak domate qershi, 200ml qumësht, rigon, 200gr mish të thatë, sipas dëshirës
keçap apo pure domatesh.

Përgatitja: Fillimisht tharmin treteni në qumësht të vakët, mund t’i shtoni edhe një lugë të vogël sheqer, më pas përzieni miellin, kripën, vajin dhe shtoni tharmin e bymyer, pastaj përzeni masën deri sa të bëhet një brum i butë dhe ngjishni brumin me duar.

Lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta dhe ngjisheni sërish më pas hollojeni sa më hollë, brumin lyeni me keçap apo me pure domatesh, pastaj shtoni mishin e thatë të grirë dhe sipër preshin e prerë në rrathë. Hidhni sipër djathin e thërrmuar, kaçkavallin, përhapeni domatet qershi dhe në fund qitni rigon. Ju bëftë mirë!