Pide

Përbërësit për brumin:1 vezë, gjysëm gote çaji vaj,1 gotë çaji jogurt,1 gotë çaji ujë i vakët
1 paketim të vogël maja, 2 lugë  çaji kryp, 600gr miell.

Për mbushjen: Qepë, hudhër, domate, magdanoz, spec i gjelbërt, spec i kuq, mish i bluar sipas dëshirës.

Përgatitja:

1.Pasi të formohet brumi, lëreni të pushon 30 min. Ndërkohë përgatisim masën që ja vendosim sipër.

2.Mishi fërgohet në vaj, ku i bashkohen një nga një të gjitha perimet dhe i shtohet kryp, biber i zi dhe sos të kuq (nëse dëshironi).

3.Në fund brumi ndahet në pjesë të vogla të cilat shtrihen në formë elipse pastaj masa e përgatitur vendoset përmbi dhe piqet në temperaturë 200 gradë C për rreth 30 min.

Ju bëftë mirë!

Na bëni Subscribe në Youtube